Paditet Chris Brown: Viktima thotë se u përdhunua në shtëpinë e tij

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 12:52 | Nga

Chris Brown është paditur nga një grua e cila pretendon se ishte përdhunuar në shtëpinë e tij nga njëri prej shokëve të tij.

Viktima, identiteti i se cilës nuk është bërë i ditur, gjithashtu ka thënë se e kishin detyruar të performojë seks oral ndaj një gruaje tjetër.

Sipas saj ky sulm ka ndodhur në shkurt të 2017-ës në një ndejë në shtëpinë e këngëtarit, ku ky i fundit i kishte ofruar edhe kokainë dhe marihuanë. Në dokumentet e padisë thuhet se një shoqe e Chris i kishte mbyllur ne dhomë viktimën dhe disa vajza të tjera, dhe se i kishte detyruar të bënin seks me Chris ne një person tjetër të quajtur Lowell Grissom.

Paditësja pas kësaj ngjarje kishte shkuar në një qendër rehabilituese për gra të përdhunuara dhe e ka paraqitur rastin në polici.

Ende nuk ka asnjë koment nga përfaqësuesit e Chris Brown.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme