Pamja e Madonnës shqetëson fansat

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Një video prej 13 sekondash në TikTok e mbretëreshës së popit Madonna i la fansat e saj pa fjalë. 63 vjeçarja shfaqej me zinxhir të rëndë argjendi dhe një bluzë të zezë transparente me flokët e saj në gërsheta.

Postimi i Madonnës përmbante një pamje nga afër të fytyrës së saj dhe buzët e mëdha të fryra. Videoja e tregonte atë duke u përkulur përpara kamerës.

Ndjekësit e saj u hutuan dhe komentonin për videon e saj të çuditshme.

“Plotësisht shqetësues”, “Kjo sinqerisht më trembi. Nuk do të gënjej”, “Më kujtohet se sa e mrekullueshme ishte në vitet ’90″. “Ishte një idhull”, ishin disa nga komentet.

@madonna

♬ original sound – madonna


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme