Pamje nga xhirimet e klipit të Kidës, duket tërheqëse me pamjen e re

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Ditë më parë, artistët e njohur Kida dhe Mozzik paralajmëruan bashkëpunimin e tyre të ri.

Të njëjtit duket se po sjellin pjesën tjetër e hitit të tyre të dikurshëm “Premtimet”, të cilin e realizuan gjatë kohës kur ishin në grupin “On Records”.

Sidoqotë, Kida po vazhdon të sjellë në rrjetet sociale pamje nga xhirimet e klipit të saj të ri.

Ajo ka ndarë fotografi të reja me ndjekësit e saj, në të cilat ka arritur të rrëmbejë vëmendje të madhe me pozat atraktive.

E veshur në lëkurë dhe në të zeza, Orhidea Latifi (emri i vërtetë i Kidës) ka befasuar fansat me ndryshimin e saj të ri.

Pamja e Kidës po pëlqehet dhe po komentohet mjaft shumë edhe në rrjetet sociale, ku edhe posedon ndjekës të shumtë.

Përndryshe, kënga e dyshes së famshme të showbizit publikohet më 3 korrik. 

Të ngjashme