Pamjet e para të Will Smith si fantazma e llambës

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

“Vërtet nuk e di se kush jam unë?” “Fantazma, dëshirat, llamba? Asgjë nga kjo nuk të tingëllon e njohur?” – pyet Will Smith si fantazma kureshtare në skenën hyrëse të adaptimit të ardhshëm të Disney filmit të animuar “Aladdin”.

Teaseri njëminutësh, i transmetuar në mbrëmjen e Grammyve, tashmë ka hasur në reagime shumë të forta me 16 000 pëlqime dhe 12.000 mospëlqime në YouTube, dhe shumë diskutime të hapura në Twitter dhe Reddit në lidhje me versionin e fantazmës së kaltër të Smithit, i cili, sipas fansave, është shumë i keq.

Smith i postoi disa xhirime të fantazmës në Instagram, pasi u publikua trileri.

“Ju kam thënë se do të bëhesha i kaltër!” shkroi ai dhe e lansoi një valë të komenteve qesharake si:

“Fantazma duket si një version i kaltër i Shrekut”

“E shoh që versioni i Kickstarter i Aladdinit po përparon shumë mirë”

“Pamja e personazheve është në rangun e parodisë pornografike të Aladdinit”

… dhe shumë të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme