Pandemia ‘vret’ kinemanë, rrezikohet nga transmetimet online

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Regjisorja e Wonder Woman, Patty Jenkins, tha se parja e filmave në kinema po përballet me rrezikun real të zhdukjes. Filmi i ri i saj me superheronj është shtyrë tre herë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ajo është mes dhjetëra regjisorëve të Hollivudit që i kanë bërë apel qeverisë amerikane të ofrojë ndihmë financiare për kinematë.

“Nëse në mbyllim gjithçka në këtë mënyrë, ky do të jetë një proces pa kthim. Do të mund të humbisnim përgjithmonë ndjekjen e filmave në ekranin e madh”. Kinematë në të gjithë botën po përballen me vështirësi financiare me masat e ashpra shtrënguese si pasojë e covid 19 që kufizojnë klientët, por edhe me mungesë filmash të rëndësishëm që do të tërhiqnin klientë.

Në SHBA, shoqata kombëtare e pronarëve të kinemave tha se 69 për qind e kompanive të vogla dhe mesatare që zotërojnë teatro do të mund të detyrohen të shpallin falimentimin ose të mbyllen përgjithnjë.

Amerika është një nga tregjet më të mëdha të botës për sa i takon kinemave, me arkëtimet më të mëdha prej tyre, por kina kohët e fundit është rritur shpejt. Mbylljet e shumta mund të bëjnë që studiot në Hollivud të ndalin investimet për filma në kinema dhe t’i kthehen transmetimit online.

E njëjta gjë, ka ndodhur më herët me industrinë e muzikës. Disa nga filmat më të rëndësishëm të Hollivudit këtë vit, përfshirë Mulanin e Disneyt, kanë anashkaluar kinematë dhe kanë shkuar direkt në shërbimet streaming.

Filmi Wonder Women, me gal Gadot, tani thuhet se do të publikohet ditën e krishtlindjes, gjashtë muaj më vonë nga sa ishte planifikuar. Javën e kaluar u njoftua se publikimi i filmit të ri Bond është shtyrë sërish, këtë radhë për në prill të 2021. Të njëjtin fat kanë patur edhe filma të tjerë si Dune apo The Batman.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme