“Panorama” shumë e pritur e Xhensilës dhe Ardian Bujupit

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Është publikuar bashkëpunimi i Ardian Bujupit me Xhensila Myrtezaj.

Ka dalë me videoklip bashkëpunimi më i ri në muzikën shqipe, ndër bashkëpunimet e shumta të përgatitura për këtë verë.

Është radha e Ardian Bujupit e Xhensila Myrtezaj, të cilët kanë publikuar këngën me titullin ‘Panorama’, të cilën e kanë paralajmëruar tash e disa ditë me pamje nga xhirimet e videoklipit, shkruan Gazeta Express.

Për tekstin e këngës kanë punuar vetë artistët bashkë me Muman, ndërsa për miksimin e muzikën e hitit është përkujdesur edhe këtë radhë Mixey.

Ky është bashkëpunimi i dytë i dyshes, pas suksesit të madh që kanë pasur me këngën ‘Çika çika’, e cila është dëgjuar shumë që nga vera e vitit 2018 dhe deri tani kanë arritur mbi 100 milionë klikime në videon e këngës në Youtube.

Të ngjashme