Paralajmërohet këngë e re nga Adelina Ismaili

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, gjatë këtij viti shënoi rikthimin e saj në muzikë me projektin muzikor “T’iqja”.

Ndërkohë, ajo vazhdoi duke mbajtur koncerte gjithandej në trevat shqiptare, duke u pritur mirë e duartrokitur nga publiku.

Për të gjithë fansat e saj të shumtë ka një lajm të mirë, pasi Adelina së shpejti do të vijë me një këngë të re.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur producenti Granit Gashi, i cili ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet bashkë me këngëtaren.

“Së shpejti”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur kështu se Adelina ka gati shumë shpejt një këngë të re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme