Paris Hilton flet për herë të parë për prishjen e fejesës: Besoja në përralla

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Ajo konsiderohet si një ndër femrat më të pasura në botë në saje të pasurisë që do të trashëgoj të familjes.

Bëhet fjalë për Paris Hilton, e cila ditë më parë u bë temë e meidave rozë fal jetës private dhe sentimentale.

Biondina ishte në prag të martesës, por që i dha fund fejesës me këngëtarin Chris Zylkan.

Së fundi ka reaguar bukuroshja duke thënë fund hamendësimeve rreth ndarjes dhe i ka uruar fat në të ardhmen ish të dashurit.

“Thjesht ndjej se kur bie në dashuri, unë bie kokë e këmbë. Por kjo romancë ishte si një rreth vicioz. Unë gjithmonë kam qenë e fiksuar me historitë e përrallave dhe mendova se kjo do të ishte përralla ime me fund të lumtur, por me kalimin e kohës kuptova që martesa nuk ishte vendimi i duhur”, tha ajo.

“I uroj Chris më të mirat! Do të doja që një ditë të martohesha dhe të bëja fëmijë, por tani për tani dua të fokusohem te vetja dhe puna ime”, vijoi Paris.

Ndryshe, Hilton nuk ka pranuar t’ia kthej Chrisit unazën 20 karatëshe të vlefshme dy milionë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme