Partnerja e James Bondit njofton se është prekur nga Coronavirusi

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Partnerja e James Bond njofton se është prekur nga koronavirusi.

Aktorja Olga Kurylenko ka lajmëruar se është testuar pozitive për koronavirus.

40 vjeçja, e cila njihet më mirë për rolin e saj për partneren e James Bond, ka treuar se është diagnostikuar pasi është ndjerë e sëmurë gjatë gjithë javës, me temperaturë dhe lodhje.

Ajo tani ka hyrë në ditët e izolimit dhe ka postuar një fotografi të dritareve të saj të mbyllura, duke zbuluar në Instagram se është izoluar në shtëpi.

Aktorja e lindur në Bashkimin Sovjetik ka shtuar në postimin e saj: “Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore. Kujdesuni për veten dhe merreni seriozisht!”

“Për të ulur temperaturën, më kanë thënë të marr Paracetamol. Gjë të cilën po e bëj. Vetëm kaq. Asgjë më shumë. Nuk duhet të bëj asgjë tjetër. Sigurisht se ende po vazhdoj të marr vitamina për vete. Dhe po haj hudhër, thjesht për sistemin imunitar. E gjithashtu po pij ujë. Ujë me limon të shtrydhur. Kaq”, ka thënë ajo.

Kurylenko,e cila është lindur në Ukrainën e periudhës Sovjetike, tani është banore e Francës dhe ka shkruar në anglisht dhe në alfabetin cirilik në postimin në Instagram.

Olga ka luajtur pranë Daniel Craig në filmin për agjentin sekret anglez, James Bond, “Quantum of Solace”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme