Pas 11 vitesh Eneda Tarifa rikthehet në “Kënga Magjike”

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Ajo është rikthyer pas 11 vitesh në festivalin “Kënga Magjike”, si pasojë e disa mospajtimeve që ka pasur në të kaluarën, gjëra këto tejet të shpeshta në gara të tilla.

Fjala është për artisten nga Shqipëria, Eneda Tarifa, e cila për herë të fundit në këtë kompeticion ishte shfaqur në vitin 2018.

Në edicionin e atij viti, këngëtarja e njohur mori pjesë me këngën “Zëri Im”, teksa fituese u shpall Jonida Maliqi me “Njëri nga ata”.

Për tekstin, muzikën dhe gjithë producimin e këngës është përkujdesur Flori Mumajesi.

E njëjta shquhet për zërin e veçantë dhe deri më tani është vlerësuar me disa çmime në festivalet ku ka qenë pjesëmarrëse.

Ajo po ashtu ishte tri herë pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike” që prej vitit 2001, këngë e cila u kthye në hit; konkurroi gjithashtu “Kënga Magjike 2006”, ku fitoi “Çmimin Çesk Zadeja” dhe në vitin 2008 u vlerësua me çmimin “Fun Tune”, percjell telegraf. Rikthimi i saj u mirëprit nga publiku dhe vetëm për pak ditë ka arritur të shpërndahet gjithandej dhe të marrë reagime të shumta pozitive nga kolegët dhe fansat e saj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme