Pas 17 vitesh martesë, ndahen Francesco Totti dhe Ilary Blasi

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Romës, Francesco Totti dhe partnerja e tij Ilary Blasin po ndahen pas 17 vitesh martesë.

Dyshja e njohur ka marrë vendimin që t’i japë fund martesës me konsensus, vendim ky i cili pritej kohësh për shkak të problemeve të ndryshme që kishin hasur mes tyre.

Mbyllja formale e marrëdhënies mes tyre do të bëhet me një deklaratë të përbashkët që pritet të mbahet sot në mbrëmje. Një ndarje e realizuar me marrëveshje të përbashkët edhe në interes të fëmijëve Cristian, Chanel dhe Isabel për të cilën dyshja kanë kërkuar respekt në këtë moment të vështirë.

Çifti u martuan në vitin 2005, në Romë, me një ceremoni luksoze dhe shumë të ftuar VIP. Thashethemet për ndarjen e tyre nisën që në shkurt. Shkak për këtë duket se u bë tradhtia e tij me 34-vjeçaren Noemi Bocchi, një tifoze e Romës.

Mediat italiane shkruajnë se Noemi ishte me të në Tiranë në finalen e Konferencës së Ligës, e më pas bashkë me të u nis për në Monte Carlo.

Të ngjashme