Pas 20 vjetësh, Age of Empires vazhdon t’i tërheqë mbi një milion lojtarë në muaj

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Fansat e zhanrit RTS (real-time-strategy) aktualisht me padurim po e presin ripublikimin e një prej titujve më legjendarë në këtë kategori, i cili vjen si Age of Empires II: Definitive Edition, raporton TweakTown.

Derisa pritet ardhja e lojës, shumë adhurues pyesin se sa vazhdojnë ta luajnë serialin gamerët. Në një intervistë me PCGames, Adam Isgreen – drejtor kreativ i serisë – tha se aktualisht mbi një milion persona e luajnë Age of Empires dhe se ky numër vazhdon të rritet.

Ai tha se kjo sigurisht nuk mund t’i atribuohet vetëm nostalgjisë, dhe se persona të rinj vazhdimisht i kyçen franshizës dhe e luajnë atë, sepse gamerët janë vazhdimisht në kërkim të lojërave që kërkojnë planifikim, strategji dhe të menduarit, shkruan KOHA Ditore.

Loja Age of Empires II: Definitive Edition do të publikohet gjatë vjeshtës së vitit 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme