Pas aludimeve për ndarje, Khloe thotë se është në paqe me Tristan Thompson

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Kanë filluar sërish aludime për ndaje rreth Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson.

Një gjë e tillë erdhi si rrjedhojë e disa imazheve, ku pretendohet se basketbollisti e ka tradhtuar sërish, shkruan Mirror.

30-vjeçarja në një intervistë është shprehur se nuk janë të vërteta aludimet, pasi ajo është në paqe me Tristan.

“Unë jam në paqe, kam qenë gjithmonë e sinqertë. Jam nga një vend me zemër të pastër dhe uroj të mirën për të gjithë”, u shpreh ajo.

Tutje Khloe shtoi: “Vetëm ata që duan jo më shumë se vëmendje nuk më pëlqejnë, por prap iu uroj më të mirat”.

Të ngjashme