Pas Arianës, Pete Davidson në lidhje të re

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Pas vetëm katër muajsh lidhjeje, lidhjes së dashurisë së komedianit Pete Davidson (25) dhe aktores Kate Beckinsale (45) i ka ardhur fundi. Komediani amerikan, i cili arriti famë botërore pas fejesës së tij me këngëtaren Ariana Grande (26), nuk priti gjatë për “të lundruar” në një aventurë të re dashurie.

Sipas mediave amerikane, Pete është në lidhje me aktoren e re Margaret Qualley (24), vajzën e Andie MacDowell dhe modelit Paul Qualley.

Çifti u vërejt në aeroportin e Venecias, ndërsa arsyeja për këtë ishte Festivali i Filmit në Venecia.

Kate dhe Pete raportohet se u ndanë për shkak të dallimit të madh në moshë dhe interesimeve të ndryshme, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, ata mbetën miq.

“Asnjëherë nuk kam qenë me dikë si ai, ai është plot me paparashikueshmëri dhe kjo më ngazëllen,” – e përshkroi Kate në atë kohë. Aktorja ishte e martuar me regjisorin Len Wiseman (46) nga 2004 deri në 2016. Nga lidhja e saj tetëvjeçare me aktorin Michael Sheen (50) ajo e ka vajzën Lily Mo (20).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme