Pas Big Brotherit, Arbana Osmani nis pushimet në Maldive

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Arbana Osmani është një ndër moderatorët më të komentuara e cila njihet për aftësitë e saj në moderim.

Ajo është prezantuesja e BB dhe tashmë e BBV dhe është një nga vajzat më të pëlqyer nga publiku.

Pas një udhëtimi në Paris me stafin e BBV ku shijoi bukuritë e kryeqytetit të Francës, Arbana Osmani ka shkuar në Maldive me bashkëshortin e saj Edin dhe dy fëmijët.

Pushimet po i shkojnë shumë mirë dhe i ka shijuar në maksimum, ndërsa nuk ka nguruar të shkrepë foto dhe më pas t’i postojë në llogarinë e saj Instagram.

Ajo që ra në sy në fotot e saj ishin shapkat që ajo kishte mbathur. Shapkat që ka veshur Arbana kushtojnë 820 dollarë dhe janë pjesë e koleksionit të ri të Pradas.

Të ngjashme