Pas dy vjetësh, Rike Roci kthehet me Dj-in italian

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 15:18 | Nga

Edhe këtë vit Rike Roci është arratisur në Ibiza për pushimet e verës, nga ku ka postuar fotot e para me bikini. Ish-lojtarja e “Big Brother”, jo vetëm që duket bukur me linjat pas dobësimit, por ka marrë mjaftueshëm rreze, që do të thotë se po i shijon në maksimum ditët me diell në destinacionin luksoz.

Nuk kanë munguar komplimentet dhe fjalë mikluese nga ndjekësit për vajzën simpatike nga Durrësi, e cila jeton prej vitesh në Itali. Por lind pyetja me kë po pushon Rike? Burime pranë saj kanë pohuar se pasi gati dy vjetësh të ndarë modelja seksi e “Big Brother” u rikthehet pushimeve në Ibiza me DJ italian, Luca Binatti. Kjo për faktin se në këtë destinacion turistik ai ka të përqendruar axhendën e tij koncertore në verë si DJ. Ndërkohë, dyshimet se Rike është kthyer te dashuria e saj e vjetër ka pak kohë që kanë lindur. Ishte vetë Rike që ndau me ndjekësit në rrjetet sociale momentet nga një drekë që e quajti “fantastike” në shtëpinë e familjarëve të Luca-s.

Në foton në fjalë Rike i bënte tag Chiara Binatti-t, e cila kishte përgatitur drekën familjare me të ftuar specialë Riken, të dashurën prej nëntë vitesh të familjarit të saj, Dj-in italian Luca Binatti. Ishte e diela e datës 14 maj, dita kur vajza nga Durrësi postoi dhe një foto ku ekspozonte një unazë në gishtin e fejesës, që ngre dyshime se ata tashmë mund të jenë fejuar.

“Buona domenica, love, domenica, felice”, ishte statusi që Rike i bëri në gjuhën italiane kësaj fotoje që dëshmon një moment të veçantë, që ajo po kalon në jetën e saj. Në fakt edhe pritej ky rikthim i Rikes te dashuria e adoleshencës, pas postimit të fotos nostalgjike nga lidhja 9-vjeçare me Dj-i italian, Luca Binatti. Më pas në një intervistë u shpreh se ndihej e dashuruar dhe e lumtur sa i takon jetës sentimentale, duke sqaruar se nuk bëhej fjalë për dashuri të re në jetën e saj. Rike, vajza me trup të bukur natyral që ka garuar edhe në “Dancing with the Stars” në Tiranë, jeton prej 18 vitesh në Milano (Itali).

Modelja nga Durrësi që mori famë në Itali si tifozja më e bukur dhe seksi e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016” deklaroi se me Lucca-n u lidhën para një dekade. Historia e saj e rëndësishme e dashurisë me Dj-in italian e bë e njohur gjatë kohës që Rike ishte pjesë e “Big Brother 7”. Ata duket se lënë kokën për njëri-tjetrin, pasi edhe pse u ndanë në verën e vitit 2015, rikthimi sërish në prag të verës 2017 rezultoi shumë pasionant.

View this post on Instagram

•verano• #isla ? #ibiza ❤️

A post shared by Rike Roci (@rike_roci_) on

View this post on Instagram

??? #verano #ibiza #estate2017 ?#isla #love ❤️

A post shared by Rike Roci (@rike_roci_) on

View this post on Instagram

Holaaaaa ???❤️???

A post shared by Rike Roci (@rike_roci_) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme