Pas hatërmbetjeve, Gold Ag dhe Noizy bëjnë paqe dhe pozojnë bashkë

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Vite më parë Gold Ag dhe Noizy, kanë pasur një mosmarrëveshje ku edhe kishin ndërprerë marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Edhe pse ishin miq shumë të mirë, madje dhe bashkëpunuan me një këngë, ata pas sherrit hedhnin thumba ndaj njëri-tjetrit.

Megjithatë në një intervistë të dhënë nga Gold Ag vitin e kaluar, ai u shpreh se nuk ishin takuar prej vitesh, por që nuk do ta ketë asnjëherë armik.

E së fundi duket se janë pajtuar, pasi kanë shpërndarë edhe një foto së bashku në “Instagram”.

“Shqipëri”, ka qenë përshkrimi që Gold Ag ka bërë në postimin e tij.

Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, të cilët i kanë përgëzuar për veprimin e tyre, shkruan lajmi.net.

“Më në fund”, “Bravo”, “Më në fund bashkë”, “Shikoni sërish bashkë këta” – ishin vetëm disa nga reagimet e përdoruesve të këtij rrjeti social.

Të ngjashme