Pas hitit të lansuar, Dafina Zeqiri kalon pushime luksoze në Rixos Premium Tekirova-Antalya

Prishtinë | 12 Qer 2021 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Pas suksesit të madh të lansimit të hit-këngës “Duro”, shihet qartë që Dafina Zeqiri, është duke festuar por dhe kaluar pushime të paharruara në resortin luksoz dhe të mirënjohur në Antalya, “Rixos Premium Tekirova”.

Ajo vërehet që është në disponim duke shijuar momente të mira në super-ambiente.

Këtë tanimë mund ta shihni në bazë të disa postimeve që ka sjell në rrjete sociale, në të cilat nuk mungojnë edhe ato pranë partnerit të saj, DJ Geek.

Në ambientin përrallor, artistja shqiptare po merr vëmendje të madhe dhe po komplimentohet mjaft shumë nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

Dafina këto ditë po ashtu ka qenë e përfshirë në projektin e Cricket, “Pa ty”, që u soll në ‘remix’ nga këngëtarja dhe Muma.

Kjo këngë për pak ditë ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme