Pas humbjes së madhe në peshë, Jessica Simpson mburret me veshjen e një fundi të vjetër dy dekada

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Jessica Simpson është mburrur se ka arritur të veshë një fund të vjetër që e kishte veshur për herë të parë kur ishte vetëm 22 vjeçare, kur ishte shfaqur në sezonin e parë të serialit real televiziv “Newlyweds: Nick and Jessica” me bashkëshortin e atëhershëm, Nick Lachey.

Këngëtarja dhe aktorja ka pozuar me një fund të ngushtë në oborrin e vilës së saj në Calabasas të Kalifornisë. Në përshkrimin e fotografisë, ajo ka bërë të ditur se ka humbur 45 kilogramë për të tretën herë radhazi.

41-vjeçarja e ka shoqëruar veshjen me pothuajse të njëjtën xhaketë, e cila bënte kontrast me këmishën e bardhë me prerje të ulët.

Ajo e kompletoi dukjen me sandale të zeza dhe bizhuteri të shumta, si dhe syze dielli elegante.

Simpson tregoi për humbjen e madhe në peshë gjatë muajit të kaluar duke publikuar fotografi me bikini, teksa tregonte trupin e tonifikuar para miliona ndjekësve të saj në Instagram. 

Të ngjashme