Pas kërkesës së bashkëshortes, George Clooney nxjerr në shitje motoçikletën Harley Davidson

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Amal ishte frikësuar shumë pas një aksidenti me veturë që kishte ndodhur në korrik në Itali.

Kjo ka shtyrë bashkëshortin e britanikes, George Clooneyn ta nxjerr në shitje motoçikletën, Harley Davidson dhe paratë e fituar do të shkojnë për një organizatë jofitimprurëse që ndihmon veteranët amerikanë.

Siç raportojnë mediat botërore, aktori shpesh bën punën e gjyqësorit në shtëpi duke vendosur edhe për jetën e avokates.

Zeshkania ishte përplasur me veturën Mercedes në shtetin italian, me ç’rast kishte përfunduar në spital si pasojë e plagëve të lehta.

Motoçikleta aktualisht është gjëja më e shtrenjtë në ankand, ku gjithashtu mund të blihen edhe atlete të nënshkruar nga Ellen DeGeneres.

Së bashku me motorin, fansat e “Game of Thrones” do të jenë në gjendje të jenë pronar të një bilete VIP për premierën e sezonit të tetë.

Ndryshe, theksojmë se çmimi fillestar i motorit kap shifrat e 25 mijë dollarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme