Pas koncertit në Prishtinë, Miley Cyrus shtrohet në psikiatri

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Katër ditë pasi performoi në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, mësohet se artistja Miley Cyrus është shtruar në një klinikë psikiatrike.

Sipas mediave të huaja, shtrimi i këngëtares është bërë për të përmirësuar gjendjen e saj psikologjike si dhe për t’ia shpëtuar martesën.

Thuhet se familjarët e kanë bindur këngëtaren që të marrë trajtimin e duhur edhe sepse kohët e fundit, ajo dhe aktori Liam Hemsworth kanë patur shumë probleme në çift.

“Ata kanë pasur shumë probleme dhe Miley ka qenë nën presionin e familjes për sjelljen. Por për shkak të personalitetit këngëtarja nuk dëgjon askënd. Edhe familjarët janë të shqetësuar dhe nuk e kuptojnë përse ajo sillet në këtë mënyrë. Ata i thanë që të përballet me “djallin”, duhet të marrë trajtim para se të jetë shumë vonë”, tha një burim pranë artistes./bordo

Të ngjashme