Pas kritikave, reagojnë “Stupcat”

Prishtinë | 24 Shk 2018 | 12:39 | Nga

Osman Azemi është një ndër protagonistët kryesor të serialit “E-gjeli”. Ai luan rolin e një gruaje shtëpiake që ëndërron të bëhet e pavarur në jetë.

“Teta Gjyli”, siç e njohin në saje të serialit, është kritikuar për disa skena të serialit.

Megjithatë, aktori teksa zbulon kritikën e fansit, thotë se nuk po mundet me kuptuar se ku qëndron problemi, pasi që tifozi duket i paqartë.

“Një kritikë shumë interesante, do ta kemi parasysh në episodet tona të ardhshme… Veç edhe me e marr vesh çka ka dëshiruar me thënë”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Azemi.

Këtë të fundit do të mund ta shohim edhe në episode të tjera të serialit ndër më të shikuarit në trojet shqiptare.

Ndryshe, pos Azemit në rolet kryesore paraqiten edhe Vedat Bajrami dhe Mensur Safçiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme