Pas mesazheve të Alvisës, Hyseni publikon disa incizime, përmend Olsën

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën në natën përmbledhëse të emisionit të dashurisë “Për’puthen”, u zhvillua një debat mes Alvisës dhe ish të dashurit të saj, Hysenit i njohur si “Bushi”.

Biseda mes tyre degradoi duke u filluar me ofendime dhe tone të larta zëri, e që në një moment Alvisa filloi të ndihej keq pasi edhe konkurrentët e tjerë të këtij emisioni filluan ta qortonin.

Konkurrentja tregoi se është keqtrajtuar nga Hyseni dhe pas përfundimit të spektaklit filloi të publikonte mesazhe dhe fotografi duke treguar historinë e lidhjes së saj me “Bushin. Së fundi ajo ka postuar disa imazhe nga bisedat e mëparshme me ish-partnerin, Hysenin.

Në fotot e postuara nga ish-konkurrentja mund të shihet se Alvisa ka dashur ta denoncojë Hysenin tash e disa muaj për keqtrajtim, por që ngurroi për hir të prindërve të saj.

Por vetëm pak orë pas këtyre fotografive ka reaguar Hyseni duke publikuar disa incizime me Alvisën të muajit shtator, ku kishin planifikuar të shtynin hyrjen e Hysenit në “Për’puthen”.

Ai ka shkruar në video e publikuara se cdo gjë bëhët për famë, imazh dhe për para, teksa ka shtuar se të gjitha janë lojëra të Alvisës me autoren e emisionit, Olsa Muhametin, të cilës ia lë fajin për të gjitha ndodhitë.

Kjo nuk është hera e parë që autorja e këtij emisioni është kritikuar për shkak të ‘skenareve’, kujtojmë që sezonin e kaluar ishin: Arjoni, Bearti, Andi, Tea, Melisa që kritikuan se e gjitha është e planifikuar.


Të ngjashme