Pas ndarjes, flet për herë të parë ish e fejuara e John Cena

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 17:43 | Nga

Nikki Bella ka folur pas ndarjes nga ish i fejuari i saj John Cena, vetëm disa javë para dasmës së planifikuar, transmeton Klan Kosova.

34-vjeçarja u hap në një intervistë të fundit me Life & Style.

“Nëse nuk ndiheni mirë, nëse ka ndonjë hezitim, ju duhet ta kuptoni, mos keni frikë”, tha ajo në lidhje me ndarjen.

“Unë thjesht nuk dua të shkojë deri në atë nivel të jap ato premtime dhe të kem hezitim pastaj ose të ndjej keqardhje. Dita kur i jap ato premtime me të vërtetë dua të jem me atë person derisa vdekja të na ndajë, dhe e kam këtë shpresë për John dhe mua”.

Ajo gjithashtu tha se hezitimi i tij për të pasur fëmijë nuk ishte problemi: “Unë vetëm po kaloj nëpër një periudhe në jetën time për të cilën duhet të punoj”.

Megjithatë ajo planifikon të veshë fustanin e saj të martesës me shpresën që do të martohet me John një ditë.

“Mendoj se John dhe unë ndoshta do të përfundojmë së bashku, ai është shoku im më i mirë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme