Pas ngjarjeve të fundit në Big Brother VIP, Fifi dhe Graniti sqarojnë sërish ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Banorët më të komentuar në Big Brother VIP vazhdojnë të jenë dy konkurrentët nga Kosova, këngëtarja Fifi dhe ish-futbollisti, Granit Cana.

Pas një raporti të afërt mes tyre që nga hyrja në shtëpinë e famshme, ata së fundi ata kanë vendosur që të qëndrojnë vetëm miq.

Ishte Graniti ai që fillimisht iu drejtuar Fifit duke i thënë se e donë shumë si person, por që nuk e sheh me një sy tjetër.

E lënduar nga këto fjalë Fifi e përjetoi gjithë këtë e rënduar emocionalisht, mirëpo në një diskutim që kanë bërë së bashku mbrëmë (e diel), ata kanë sqaruar edhe një herë ndjenjat për njëri-tjetrin.

Fifi e vendosi Granitin në mes të dy zgjedhjeve, ajo i tha se ose mund të jetë shok me të ose të mos flasin më kurrë, por nëse dëshiron të jetë miku i saj ai duhet t’i tregoi dhe t’i flas të gjitha gjërat me të, e sidomos ato sentimentale.

Graniti më pas iu betua Fifit se sa të jenë brenda ai nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me banorë tjetër Semin, për të cilën këngëtarja dyshon që ai ka një pëlqim.

Të ngjashme