Pas një kohe të gjatë Nexhmije Pagarusha rikthehet në duet me Violetë Kukajn

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 15:01 | Nga

Pas një kohe të gjatë, diva e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha është rikthyer me projekt muzikor.
‘Mbushni gotat’ titullohet kënga në të cilën ajo vjen në duet me Violetë Kukaj- Retkocerin, shkruan lajmi.net.

Kënga është realizuar edhe me videoklip të punuar nga XL Films, në të cilin ana pozitive e të dyja këngëtareve ka reflektuar edhe nga jashtë.

Për muzikë dhe tekst është kujdesur Fehri Beqiri ndërsa ka pasur edhe bashkëpunëtorë të shumtë të tjerë që e kanë bërë këtë projekt kaq madhor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme