Pas një pauze të gjatë Adele pritet ta publikojë albumin e ri

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Adele, ka thënë se shumë shpejt pritet të publikojë albumin e saj të ri.

Sipas People, ajo këtë e tha gjatë dasmës së shoqes së ngushtë që kishte.

“Priteni albumin tim më të ri në shtator”, deklaroi këngëtarja.

Fituesja e Grammyt nuk ka publikuar këngë të re që nga viti 2016, dy këngët e saj të fundit janë “Hello” dhe “Send My Love”.

Në vitin 2017  këngëtarja i fitoi5 çmime Grammy duke përfshirë edhe albumin më të mirë të vitit, albumi i saj i fundit ishte “25”, transmeton klankosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme