Pas një sëmundjeje të vështirë, Avril Lavigne po i rikthehet muzikës

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 14:53 | Nga

Nuk ka tinejxher që nuk ka vallëzuar e nuk është ndjerë rebel me këngët e yllit të rokut Avril Lavigne.

Këngëtarja e famshme kanadeze, që dikur ishte një yll roku dhe kishte zë në botë për muzikën e saj, po i rikthehet skenës me një këngë të re që nga albumi i saj i fundit pesë vjet më parë.

22-vjeçarja pritet të lansojë këngën “Head Above Water” në Shtator, me datë 19-të, derisa lajmin e ka dhënë shumë e entiuziazmuar për fansat e saj.

Këngëtarja ka qenë shumë e sëmurë dhe kjo është arsyeja që ajo nuk ka kënduar gjithë këtë kohë.

Vuante nga sëmundja e njohur si “lyme”, derisa ka thënë që muzika e ka ndihmuar ta tejkalojë ndërsa tani me muzikën e saj, do e shprehë vuajtjen që kishte gjithë këtë kohë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme