Pas propozimit për “Oscars 2022” – “Zgjoi” i futet garës edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Guanajuato në Meksikë

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Ditë më parë u njoftua se Kosova ka propozuar filmin “Zgjoi” për në “Oscars 2022”.

Dhe pas këtij lajmi, duket se ky film nuk do të ndalet pasi raportohet se rrugëtimi i tij do të vazhdojë në Meksikë.

Këtë e ka bërë të ditur protagonistja kryesore e filmit, Yllka Gashi, në një njoftim të bërë në Facebook.

““Zgjoi” nuk ka të ndalur! Rrugëtimi i tij vazhdon në Meksikë në edicionin e 24-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Guanajuato që mbahet nga 17 deri më 26 shtator në qytetet Leon, San Miguel de Allende & Irapuato”.

“Zgjoi” është në konkurrencën ndërkombëtare të filmave të metrazhit të gjatë”, ka thënë ajo.

Ky film ndërkohë ka fituar tri çmime në festivalin prestigjioz të filmit “Sundance Film Festival”. I njëjti po ashtu u shpërblye me çmimin kryesor edhe në festivalin më të madh të filmit në vend, Pri Film Fest.

Të ngjashme