Pas ribashkimit Faton Shoshi sqaron marrëdhëniet me Erën

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 14:55 | Nga

Faton Shoshi dhe Era Istrefi, edhe pse nuk e pranuan kurrë me zë të lartë historinë e tyre të dashurisë, nga të gjithë quheshin çift. Megjithatë, pak kohë më parë, rrugët profesionale të producentit dhe këngëtares së talentuar shqiptare u ndanë dhe bashkë me to edhe fijet e zemrës.

Faton Shoshin e pamë në Amerikë, ndërkohë që Erën në Londër dhe dukej se distanca ishte dhe një provë më shumë e ndarjes së tyre, por këto ditë ata ndodhen të dy në Prishtinë dhe, për çudinë e disave dhe për sigurinë e ca të tjerëve, më optimistëve, ata janë fotografuar sërish bashkë në mjedise të ndryshme të kryeqytetit kosovar.

Kanë nisur menjëherë hamendësimet që dyshja është rikthyer bashkë. Në këtë kohë vjen dhe përgjigjja e Faton Shoshit. Ai ka treguar cila është e vërteta e këtyre takimeve.

Sipas Shoshit, ata nuk ishin parë bashkë këto kohë për arsye të largësisë, Fatoni në Amerikë, me punët e tij dhe Era në Londër me angazhimet e saj, por ata janë miq dhe kur miqtë kthehen në të njëjtin qytet, takohen e kalojnë kohë bashkë.

Fatoni ka thënë që ata u ndanë kur ishte e pamundur ta vazhdonin marrëdhënien që të mbronin miqësinë, ndaj dhe tani janë pikërisht duke u takuar si dy persona që kanë mbetur miq.

Art dhe miqësi. Ky është fundi më i bukur i një historie, gjithmonë nëse Fatoni nuk po na fsheh diçka më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme