Pas “sherrit”, Stresi bën deklaratën e papritur për Einxhelin

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Reperi, Arkimed Lushaj i njohur me nofkën “Stresi” kohë më parë kishte një mosmarrëveshje me ish-banoren e “Big Brother Albania VIP”, Einxhel Shkirën, me të cilën përmes disa shkrimeve në rrjetin social “Instagram” e kishte ofenduar.

Ndërsa, gjatë një sfide në lojën me vezë, reperi është shprehur se Einxhel është një vajzë shumë e mirë dhe brenda shtëpisë së famshme ishte njëra nga lojtaret më të forta.

“Në radhë të parë natyra ime nuk është të merrem me femra, por normalisht situata ishte ndryshe dhe i kërkoj falje çdo femre sidomos Einxhel. Është vajzë shumë e mirë pavarësisht se jemi keqkuptuar në disa situata, i kërkoj falje publikisht, nuk kam asnjë gjë është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore e fortë në ‘Big Brother’”, tha Stresi.

Kujtojmë se “sherri” lindi gjatë protestës së organizuar në Tiranë për Klodian Rashën, e që Stresi kishte shprehur revoltën e tij në rrjetin social “Instagram” për personat që i kanë dal kundër siç ishte edhe moderatorja, Einxhel Shkira.

Ndërsa, kjo e fundit thoshte se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës. I ashpër ishte reagimi i Stresit, i cili ka qenë shumë i përfshirë në protesta.

Të ngjashme