Pas shkuarjes së Thaçit në Hagë, Endriti e bën këtë ndryshim në Instagram

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Endrit Thaçi, djali i ish presidentit Hashim Thaçi, ka larguar pothuajse të gjitha fotografitë nga udhëtimet e tij jashtë vendit.

Në llogarinë e tij në Instagram, ku numëron rreth 35 mijë ndjekës, ai ka lënë fototgrafitë me Thaçin dhe nënën e tij, Lumnien.

Ky veprim i tij duket se vjen pas konfirmimit të aktakuzës për Hashim Thaçin dhe transferimit të tij në Hagë. Ai ishte i pranishëm, si rrallë herë, në konferencën e babait të tij, ku njoftoi për konfirmimin e aktakuzës dhe dorëheqjen nga pozita e Presidentit të Kosovës.

Më vonë, ai tha disa fjalë për Thaçin, edhe përmes një postimi në Instagram.

“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK”, ka shkruar Endriti.

Të ngjashme