Pas skandalit të tradhëtisë – reagon Khloe Kardashian

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Pasi Tristan Thompson tradhtoi Khloé Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, shumica kanë qenë në pritje të një reagimi nga bukuroshja Khloé.

Dhe reagimi i saj sapo ka ndodhur. Pas skandalit të tradhtisë, Kardashian reagoi publikisht përmes një statusi në rrjetin social Twitter dhe në pak fjalë arriti të thoshte gjithçka:

“Dua që ju të dini se ju vlerësoj. Kam qenë duke lexuar çka keni shkruar dhe me të vërtetë ato janë një bekim për mua. Ju dua. Faleminderit! Faleminderit! Do të kthehem kur të jem në gjendje të flas me të gjithë ju. Deri atëherë mos harroni të jeni të mirë me njëri tjetrin.”

Tristan dhe Jordyn janë parë duke u puthur në një festë. Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Tristan e tradhton Khloé-n. Vitin e kaluar ai u filmua duke u puthur me dy femra, pak ditë përpara se Khloé të lindte vajzën e saj, True.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme