Pas suksesit me “Only You”, Dhurata Dora nuk po ndalet me punën në studio muzikore

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Suksesi i këngëtares së njohur shqiptare, Dhurata Dora, është tashmë mëse i ditur.

Ajo për vite me radhë ka arritur të dëshmojë se ka talent, duke sjell kështu një sërë projektesh e bashkëpunime.

Në disa postime të fundit në rrjetin social Instagram, këngëtarja shihet se nuk po ndalet me punën në studio muzikore.

Vërehet po ashtu se Dora për disa ditë me radhë është fokusuar në studio muzikore, derisa po punon për projektet e reja.

Ajo nuk la anash edhe një falënderim për fansat e saj, duke u dërguar puthje atyre.

“Only You” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Maitre Gims.

Të ngjashme