Pas suksesit me projektin e fundit muzikor, Tayna shijon pushimet

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Bass”.

Kënga e saj është pritur mirë nga fansat dhe 23-vjeçarja duket të jetë e lumtur me suksesin e arritur nga ky projekt.

Pas përfundimit të xhirimeve dhe publikimit të këngës, Tayna u nis për në pushime dhe si destinacion ka zgjedhur Jugun e Shqipërisë.

Ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një fotografi mjaft atraktive të realizuar gjatë pushimeve, ku shfaqet me bikini teksa merr rreze dielli.

Rep-artistja vuri në pah linjat e saj trupore, ndërsa ngacmoi imagjinatën e ndjekësve të shumtë me këtë paraqitje.

Ndërkohë, ashtu si shumë kolegë të saj, reperja nga Prizreni ka ngelur pa koncerte për shkak të vendimit të qeverisë për ndalimin e tubimeve në më shumë se 50 persona gjatë këtyre muajve të pandemisë globale COVID-19. 

Të ngjashme