Pas tri vitesh, Don Phenom sjell pjesën e dytë të “Twerkirate”

Prishtinë | 27 Qer 2021 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur nga Shqipëria, Don Phenom, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Twerkirate 2” mban titullin kënga e re, e cila duket se është një vazhdim i “Twerkirate” që e solli para tri vitesh, gjegjësisht më 30 qershor të vitit 2017.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, gjersa nuk kanë munguar skenat provokuese në klip.

Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për muzikën u përkujdes Dren “Gawd Producer” Kaleci.

Miksimi dhe masterizimi ndërkohë u realizua nga Yorkie në bashkëpunim me Earle Holder.

Për videon është kujdesur off Jimmer që tanimë e gjeni të plotë edhe në kanalin e reperit në platformën e popullarizuar, YouTube.

Edhe ky projekt i Don Phenomit pritet të ketë suksesin e merituar nga publiku, marrë parasysh se deri më tani ka fituar një numër të madh të fansave.

Të ngjashme