“Pas Vitit të Ri do të bëhet nami”, çka po paralajmëron Iliri

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Reality-show më i famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP” po shkon drejt fundit dhe gara mes banorëve ka filluar të bëhet gjithnjë e më e fortë. Këtë vit për herë të parë festat e fundvitit do të kalohen në shtëpi.

Gjatë ditës së djeshme në një bisede balerini shqiptar, Ilir Shaqiri me aktoret, Monika Lubonja dhe Arjola Demirin ka thënë për disa nga banorët se këtu në shtëpi pas festës së Vitit të Ri do të bëhet nami.

Monika e pyeti atë se pse e mendon ketë gjë, ai u shpreh se do të hiqen maskat, kushdo që i ka.

“Këtu pas Vitit të Ri do të bëhet nami”, u shpreh Iliri.

“Pse do të bëhet nami?”, e pyeti Monika.

“Po se do të hiqen maskat, kushdo që i ka”, u përgjigj ai.

Kujtojmë se Iliri, vazhdimisht në shtëpi ka pasur debate me Donaldin, DJ Dagzin dhe Einxhelin.

Të ngjashme