Pasi gjashtë të burgosur rezultuan pozitiv mërCOVID-19, reperi kërkon lirimin nga burgu

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

R.Kelly ka lutur sërish gjyqtarët ta lirojnë atë për shkak të kërcënimit nga COVID-19.

Një javë pasi një gjykatës federal refuzoi kërkesën e R Kelly për tu liruar në mes të shpërthimit të coronavirusit, reperi të enjten bëri një përpjekje tjetër për të rimarrë lirinë e tij, këtë herë duke pretenduar se ai është në rrezik të drejtpërdrejt nga coronavirusi për shkak se një numër i të burgosurve kishin testuar pozitiv me COVID-19.

Reperi është mbajtur në burg në pritje të gjykimit që nga korriku i kaluar. 53-vjeçari përballet me disa dhjetëra akuza.

‘Të burgosurit raportohet se po varen në dyer, mure dhe dritare që lypin ndihmë’ shkroi ai.

‘E vetmja gjë që ka bërë MCC është të izoloj vendin, duke e bërë për shkak të natyrës së këtij virusi, kjo mund të lë pasoja për shkak të mbylljes së burgosurve të shëndetshëm me ata që dyshohen të kenë por nuk janë shfaqur simptoma ende’.

Në një përpjekje për të forcuar argumentin e tij, avokati përmendi të dhënat e lëshuara nga Byroja e Burgjeve të SHBA, kanë treguar që 500 të burgosur në të gjithë vendin kanë testuar pozitivisht për coronavirusin dhe 17 kanë vdekur në burgje.

Të ngjashme