Pasi mori pafund kritika për vendndodhjen, reagon për herë të parë Loredana

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Para disa ditësh Loredana udhëtoi drejt jugut të Shqipërisë, ku u takua me disa kolegë të saj. Fillimisht ajo u takua me Ledri Vulën dhe familjen e tij.

Po ashtu ajo publikoi fotografi në rrjete sociale me Ylli Limanin, me të cilin përflitet se do të vijë në një bashkëpunim.

Por ajo që ju ka bërë shumë përshtypje të gjithë ndjekësve të reperes ishte fakti se në postim ajo shënonte ishullin grek, Mykonos, si lokacion, ndërkohë që ndodhet në jug të Shqipërisë.

Por, Loredanës i shpëtoi një detaj që e tradhtoi. Në një postim dallohej targa shqiptare në një makinë, gjë që tregonte shumë qartë se ku ndodhej.

Pikërisht për këtë veprim të saj, Loredana mori shumë kritika nga fansa e kolegë të saj. Enca ishte një nga ato që e ironizoi fare hapur përmes rrjeteve sociale.

Enca publikoi ditën e sotme disa video nga liqeni i Pogradecit dhe përfitoi nga rasti të thumbonte Loredanën. Teksa shprehej e lumtur që ndodhej e vetme duke shijuar liqenin e Pogradecit, ajo shkroi me ironi:

“Në liqenin e Mykonos. Se u ngatërrova”, shoqëruar me emojin e një fytyrë me hundën e rritur, që simbolizon një njeri gënjeshtar.

Të ngjashme