Pasi u infektua me Coronavirus, Blero thotë se gjendja e tij është e mirë

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e shumë të infektuarve me coronavirus, ka qenë edhe këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi.

Ai këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Instagra, teksa ka theksuar se është shëruar nga virusi, por që po përballet me anginën.

Pas lajmeve që qarkulluan në faqet rozë, Blero ka ardhur me një tjetër postim, ndërsa njoftoi fansat se gjendja e tij është e mirë.

“Faleminderit të gjithve për kujdesin me gjithë ato mesazhe. Unë, fal Zotit jam shëndoshë e mirë dhe me sukses i kalova të gjitha”, shkroi ai.

Tutje, ai vazhdoi: “Menjëherë u ktheva në punë, mezi prej që ju ta shijoni projeksin tim të radhës, që me aq shumë shprit e kam punuar me të gjithë njerëzit e mi më të afërt”.

Kur jemi te projektet muzikore, këngëtari para tre muajsh kishte lansuar këngën “Lambo”, në bashkëpunim me artistin L3O.

Të ngjashme