Pëlqehet kënga e re e Bleros dhe Albos, në pak ditë “Telenovela” kalon shifrën e një milion klikimeve në YouTube

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari Blero dhe rap-artisti, Albos, pak ditë ditë më parë kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Telenovela” mban titullin kënga e tyre e re, e cila u publikua pak ditë më parë shoqëruar me një klip shumë veror.

Muzika është punuar nga Blero dhe Albos, gjersa edhe për tekstin janë kujdesur vet dyshja interpretuese.

“Telenovela” duket të jetë pritur mirë nga publiku, si një këngë verore, e përshtatshme për t’u dëgjuar në plazh dhe mbrëmjet e natës.

Në vetëm pak ditë pas publikimit, ky bashkëpunim ka arritur të tejkalojë shifrën e një milion dëgjimeve në kanalin YouTube.

Blero përndryshe është i njohur për projektet e tij të suksesshme ndër vite, si dhe për hapësirën që iu jep të rinjve për të realizuar bashkëpunime me të.

Të ngjashme