Pëlqehet kënga “Nana” e Mozzikut, arrin milionë klikime për tri javë

Prishtinë | 06 Jan 2019 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Mozzik publikoi kohë më parë atë që do të ishte projekti më i pëlqyer i tij i kohës.

Hip hop ylli shqiptar publikoi në dhjetor projektin “Nana”, një rep baladë kjo.

View this post on Instagram

$tari Mahall€$ ????

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Dedikimi për nënë u punua në muzikë nga Li dhe Macloud.

Kënga është sukses i madh pasi për tri javë arriti të dëgjohet mbi 4.5 milionë herë.

Ky sukses i madh i Mozzikut u kurorëzua me rikthim në vendlindje ku ai mbajti vetëm një koncert, në Ferizaj.

Përkundër telasheve ende të pasqaruara me On Records pas largimit nga ‘labeli’, Mozzik mblodhi mijëra adhurues në atë që ishte një rekord performancë e tij në Ferizaj bashkë me Lordanën dhe Getinjon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme