Për Shën Valentin, Ronela Hajati publikon dy këngë të reja me klipe

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për dy këngë të reja të titulluara “Gënjeshtar je” dhe “Pare”, të cilat këngëtarja i ka gërshetuar në një video të vetme.

Për muzikën dhe tekstin e të dyjave është kujdesur vet Ronela, teksa incizimi është bërë në studion e Tull Production.

Secila nga këngët ka klipin e saj të vet, por që të dyja janë përmbledhur në një video të përbashkët në kanalin YouTube.

Ana vizuale i është besuar produksionit nga Prishtina, Imagine Films.

Ronela është shumë aktive në prurjet e reja muzikore, të cilat gjithmonë priten mirë nga fansat e saj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme