Përfaqësuesi i “Sunny Hill” tregon arsyet që shtynë në zhvendosjen e festivalit në Tiranë

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

“Sunny Hill” ka dështuar të mbahet në Prishtinë.

Ky festival është zhvendosur për këtë vit dhe do të mbahet në Tiranë.

Dështimi i mbajtjes së “Sunny Hill” ka ngjallur reagime të shumta, ku edhe ka pasur kritika rreth këtij lëshimi.

Alban Kastrati, përfaqësues i “Sunny Hill”, për lajmi.net ka treguar rrjedhshmërinë që shtyu deri tek zhvendosja e festivalit në Tiranë.

Sipas tij ishte viti i tretë i pritjes për vendimin rreth vendit ku do të mbahet ky festival, edhe pse kërkesa e përcaktimit të hapësirës ka kaluar dy herë në Kuvend.

“Po hyjmë në vitin e tretë të pritjes, për vendimin e përcaktimit të hapësirës për mbajtjen e “Sunny Hill” në Prishtinë, e njëjta kërkesë ka kaluar dy herë në kuvend me shumicë votave, herën e parë me vota anonime nga të gjitha partitë, ndërsa herën e dytë me disa vota kundër nga partitë opozitare në kuvendin komunal, dhe kjo gjë e ka bërë problematike dhe është politizu si kërkesë.”, tha Kastrati.

Kastrati u shpreh se diskutimi publik ka ndikuar tek MAPL-ja ku edhe ka shtyrë deri tek vonimi i procedurave dhe përgjigjes përfundimtare për dhënien në shfrytëzim të tokës.

“MAPL-ja është ndiku nga ky diskutim publik dhe e ka vonu procedurën dhe përgjigjen përfundimtare për dhënien në shfrytëzim dhe lejen për ta bërë gati hapësirën për edicionin e këtij viti.”, u shpreh Kastrati.

Përfaqësuesi i “Sunny Hill Festival”, tha se vonesat e tilla kanë shtyrë tek vendimi për anulimin e festivalit apo të gjendet një alternativë tjetër, në këtë rast Tirana, pasi hapësira e cila ishte përcaktuar, sipas tij e pamundësonte mbajtjen e këtij festivali, shkruan lajmi.net.

“Këto vonesa kanë qenë shumë të gjata, deri në pikën kur ne është dashur të vendosim a do ta mbajmë festivalin këtë vit apo do ta anulojmë tërësisht, sepse kohë për përgaditje të hapësirës nuk ka. Hapësira e cila është përcaktu për neve është shumë e papërpunuar shumë e çrregullt edhe e pamundëson mbatjen e një festivali nëse në atë hapësirë nuk punohet me muaj të tërë, ne kemi prit deri në kufirin maksimal të mundshëm mirëpo ende nuk kemi përgjigje Tash po flasim nga MAPL-ja kërkohen pyetje, sqarime, dokumente të cilat ne I kemi plocu, komuna në këtë rast, sepse ne kërkesën e kemi bërë tek komuna e cila më pas I përgjigjet MAPL-së për ligjshmërinë e vendimit. Këto vonesa na kanë detyru ose të anulojmë festivalin ose të gjejmë një zgjidhje tjetër alternative që në këtë rast është Tirana.”, shtoi ndër të tjera Kastrati.

“Sunny Hill” rikthehet pas dy viteve pauzë, për shkak të pandemisë.

Të ngjashme