Performansa me piano në lartësinë më të madhe

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Në artiste e ka thyer rekordin për performansën me piano në lartësinë më të madhe.

Ky koncert i quajtur “Koncert në Re” është mbajtur në Himalaje nga artistja Evelina De Lain.

Ajo i ka performuar “Polonaise” të Alex Stobbs, “Raindrop Prelude No. 15” dhe “Nocturnes” të Frederic Chopin si dhe kompozimet e saj si “Norëegian Fyords”.

Lartësia në të cilën ka performuar ajo është 4 mijë e 946 metra, dhe këtë rekord e ka thyer në nder dhe kujtim të nënës së saj e cila kishte qenë mësuese e muzikës, dhe e cila kishte vdekur më 2017.

De Lain thotë ta ketë pasur të vështirë që të luante në piano shkaku i të ftohtit, mirëpo në fund ia ka dalë.

Ky koncert ka ngritur fonde prej 7 mijë e 500 funtesh në Trustin për Fibrozë Cistike nga çka thuhet të ketë vuajtur kompozitori i madh, Chopin.

Të ngjashme