Përfundon “lufta” mes Rita Orës dhe familjes Kardashian

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 09:12 | Nga

Rita Ora dhe familja Kardashian duket se përfundimisht janë pajtuar.

Këngëtarja shqiptare është parë në shoqëri të familjarëve të ish të dashurit, Rob Kardashian.

E gjithë kjo ka ndodhur ditë më parë ndërsa ditën e sotme kanë rrjedhur edhe fotografitë e para në rrjetet sociale.

Bukuroshja jonë u pa duke biseduar ngrohtësisht me nënën e Robit, Kris Jenner dhe motrën Kim në gala mbrëmjen e Lorraine Schwartz në Los Angeles.

Në vitin 2012, Rob Kardashian u nda nga Rita Ora në mes të pohimeve të pabazuara se ajo e tradhëtoi atë.

Pas ndarjes nga Rob, Kim dhe Kris “shfrynë” të gjithë inatin ndaj Ritës duke e bojkotuar në çdo ngjarje apo dalje publike.

Pavarësisht nga situata, gjërat dukeshin të harruara nga Kim dhe Kris në raport me Orën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme