Përgatituni për një super hit, Mc Kresha do të bashkpunojë me këngëtaren botërore

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

MC Kresha së fundmi do të publikojë një bashkëpunim me këngëtaren me famë botërore dhe me origjinë shqiptare. Ai dhe Bebe Rexha do të vijnë shumë shpejt me një duet.

Burime nga ‘Prive.al’ kanë zbuluar se kënga është incizuar rreth 1 muaj e gjysmë dhe që pritet të publikohet në ditët në vazhdim. Kjo këngë mendohet të jetë shumë e arrirë dhe një hit i padiskutueshëm pasi si MC Kresha ashtu dhe Bebe Rexha janë shumë të talentuar në fushën e muzikës.

Kujtojmë që hiti më i fundit i Bebes është ‘Not 20 anymore’ (Jo më 10), e cila rezultoi të jetë shumë e suksesshme dhe prej së cilës këngëtarja u komentua shumë në media. Përsa i përket MC Kreshës, ai ka qenë shumë i angazhuar me muzikë së fundmi. Kënga e fundit mban titullin “Enigmë” në bashkëpunim me Art Abazin.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme