Përkrah Duas në Kosovë vjen edhe Martin Garrix

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 15:37 | Nga

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë të ditur se në koncertin që do ta mbajë në muajin gusht në Prishtinë, përveç saj, do të performojë edhe Martin Garrix, dj i njohur.

Në një postim në Instagram, Dua ka shkruar se Garrix do të jetë pjesë e grupit të artistëve si Action Bronson, Grace Carter, SG Lewis,Col3 Trane, Dafina Zeqiri e Stanaj.

Festivali do të mbahet më 10, 11 dhe 12 gusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme