Përplasje e ashpër mes gazetares më të bukur në Kosovë dhe “Drenicakut”

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 18:35 | Nga

Aktori Jeton Zogiani i njohur për rolin e “Drenicakut” në serialin “O sa mirë” ka kritikuar njërën nga moderatoret më të bukura në Kosovë, Erëza Velën, për “gazetari të dobët”.

Ai shkruan:

Erze mori erze, kontributin me te madh qe mundesh me dhan per gazetarin eshte me lan kete pune!! “I juaji me qetesi e dashuri”

erza

Reagimi i Erëza Vela ka qenë i menjëhershëm.

Ajo e quan “Drenicakun” një kloun dhe një “person që tentoi të bëhej aktor”

Kushtuar nje kllouni pa pregaditje te vecante

Ne mungese te mjeteve financiare, ate nate, ai nuk pati mundesi te ndjek rutinen e tij te zakonshme: te dehet me raki e te ndjek prostituta te derrmuara per t’ua luajtur te rendesishmin. Ishte kjo menyra e vetme sesi ai ikte nga zinxhiri i deshtimeve personale, profesionale e shoqnore.

Nuk ishte djale i keq, biles nga nje kamarier i thjeshte e i perbuzur, kishte marre nje rol filmik. Kishte besuar i gjori se edhe aktor u be. Kishte shpresuar se nuk do te jete me inferiorior. Filloi te enderronte. Me pompozitet tentoi te pozicionohet si person i famshem. I rendesishem. Disa miq ia mundesuan qe te jep edhe intervista ne media. Arriti te bind disa teveqel te ngjajshem me te se edhe ai ka opinion. Se eshte me shume se nje person me arritje te kufizuara. Nje klloun.

Ate nate, tentoi te bej paqe me gruan e tij. Ajo e urrente me shpirt. Edhe ai, nuk eshte se e donte, mirepo ishte ajo e vetmja qe u bind ta marre per burre. Gruaja e refuzoi. E refuzoi per te disaten here me rradhe. I gjori, me shprese se akoma ka abonim televiziv, vendosi te shoh se cka po shfaqet ne televizione. Luajti me telekomanden e tij disa minuta. U ndje i humbur. Vdiste qe nuk gjente veten pjese te televizionit. Vuajtja shpirtnore e aktorit te deshperuar dhe frikesimi nga vogelsia personale e ben’ qe te kete nje zbrazje skizofrenike.

I mjeri, mblodhi nje trohe vetbesimi. Shau. Fyeu. Tha gjera qe nuk pati guximin t’i thote personalisht. U ndje i rendesishem. Biles edhe krenar. Euforia nuk e lejoi te qete as te bej gjume. Ndjeu fitore.

E gjithe kjo, deri ne momentin kur hyri ne banjon e tij te vockel e pasqyra e ballafaqoi me veten e tij: nje humbes i lindur.

 

jetoni 12

Image result for ereza vela

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme