Perry dhe Bloom sërish beqarë

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 09:15 | Nga

Megjithëse nuk kanë kaluar 48 orë që janë parë në krah të njëri-tjetrit, tashmë te dytë janë beqarët e rinj të botës së showbizit.

 Katy Perry është ndarë prej aktorit amerikan Orlando Bloom.

Kështu së paku ka thënë një përfaqësueses i këngëtares amerikane për gazetën “Us Weekly”.

“Para se të publikohen thashetheme dhe deklarata të rrejshme ne mund të konfirmojmë se Orlando dhe Katy në këtë kohë kanë kërkuar hapësirë nga njëri-tjetri”, ka thënë përfaqësuesi.

E hënë, dyshja pozoi në ndejën e Vanity Fair

Vlen të theksohet se çifti filloi lidhjen në janar të vitit 2016.

Gjersa Bloom në të kaluarën ka qenë në lidhje me Miranda Kerr, në anën tjetër Perry ka qenë e dashuruar në John Mayerin dhe Russell Brandin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme